MENU
klinika

"Ndodhi gjatë mbylljes totale, policia po heton"

Dëmtimi i Apolonisë, drejtoresha: Akt vandalizmi

13.06.2020 - 09:54

Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonise dhe Bylisit, Ornela Durmishaj, reagon për dëmtimin e parkut, gjatë periudhës së karantinës.

Duke e cilësuar këtë një akt vandalizmi, drejtoresha Durmishaj tha se kolonat e parkut janë gjetur të thyera në muajin prill, ku është bërë menjëherë denoncimi në polici.

“Është dëmtuar një monument dhe ky është vandalizëm. Dy kolona të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë, fatkeqësisht, dëmtuar dy muaj më parë, gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid 19. Kolonat janë gjetur të thyera në datën 13 prill. Sapo kemi konstatuar dëmtimin, kemi bërë denoncimin në polici, e cila ka ardhur dhe ka marrë gjithë të dhënat.

Njëkohësisht nga ana jonë është bërë dhe gjithë dokumentacioni përkatës, si dhe bëmë ndërhyrjen në monument për ta rikthyer në gjendjen që ishte. E gjithë situata tani është në dorë të forcave të rendit dhe prokurorisë, që po vijojnë hetimet.

Është dëmtuar një çezmë monumentale, që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë. Dëmtimin e kanë parë ekspertët. Sa shkon vlera e këtij dëmtimi do të bëhet më vonë”, tha Durmishaj.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier