MENU
klinika

Diskriminimi racor

Ndryshojnë rregullat e çmimeve Oskar

13.06.2020 - 18:52

Akademia Amerikane e Filmit dhe Shkencave, e cila ndan çmimet më prestigjioze të kinematografisë, statuetat Oscar, detyrohet të bëjë ndryshime për të adresuar shqetësimet për diskriminim racor.

Organizata tha se do të krijojë një grup, i cili do të hartojë një sërë udhëzimesh për diversitet dhe gjithëpërfshirje që të duhet të ndiqen nga prodhuesit e filmave, në mënyrë që të renditen mes pretendentëve për Oscar.

E kritikuar për vlerësimin e pak aktorëve dhe regjisorëve me ngjyrë, akademia tha se ky hap dhe shumë të tjera që do të pasojnë, përfaqësojnë nisjen e një fazë të re 5-vjeçare për promovimin e diversitetit.

Rregullat nuk do të aplikohen për ceremoninë e ardhshme të çmimeve “Oscar” në vitin 2021. Kritikat ndaj akademisë së filmit u shtuan në vitin 2015, me përhapjen e hashtagut #OscarsSoWhite, Oscar kaq i bardhë, që kundërshtoi mospërfshirjen e personave me ngjyrë mes pretendentëve për çmime.

Hollivudi u rikthye nën lupën e aktivistëve kundër racizmit pas vrasjes së Geogre Floyd nga policia në Mineapolis. Më herët gjatë javës, platforma HBO MAX tha se do të hiqte përkohësisht nga katalogu i saj filmin “Bashkë me erën”, i konsideruar si racist.