Karlo Kriveli (1430-1495) është një piktor italian i lindur në Venecia. Mësimet e para i mori nga i ati Jakobo. Qëndroi pak kohë në Dalmaci në Zara (1475) dhe u kthye përfundimisht në Itali në 1467.
Është përfaqësues i pikturës dekorative në Rilindjen Italiane. Në pikturimin e tij ndihet stili gotik dhe ai bizantin me një frymë të re. Me përjashtim të pikturave murale, tablotë e tjera të Krivelit janë marrë nga disa muze të njohuara të Evropës dhe Amerikës.
Mjeshtri venecian, i cili në atë kohë ishte në atë kohë piktori më i madh që punonte në Market.
Në tablonë e tij Shën Gjergji vret Kuçedrën (1470) ka pikturuar luftëtarin e shquar shqiptar Gjergj Shqiptarin, që iku pas vdekjes së Skënderbeut në Fermo të Markeve (Itali) dhe duke u kthyer në përsëri në atdhe, ku ra në luftë me pushtuesit osmanë.
Në shekullin e kaluar tabloja u shit nga shpërdoruesit e veprave të artit dhe tani ka përfunduar në Muzeun Karnter të Bostonit.