MENU
klinika

Ja çfarë thotë historiani enciklopedik!

Ku studioi perandori i parë i Romës?

17.06.2020 - 06:01

Gai Sueton Trankuili (69-160), ishte shkrimtar romak që u dallua për njohuritë enciklopedike. Shkroi veprën “Da vita Caesarum” (Mbi jetën e Qezarëve), nga e cila janë euajtur të plota biografitë e 12 perandorëve të parë të Romës (nga Qezari te Domitiani).

Odeoni – Apoloni (shek I-II pr. K)
Për historinë e Ilirisë, biografia e Suetonit ka rëndësi, sepse në to ka të dhëna mjaft të vlefshme për ngjarjet e luftërave civile, për luftërat pushtuese të Augustit në Ilirinë e Veriut, për kryengritjen e madhe të viteve 6-9 ps. K, për Apoloninë si qëndër e madhe arsimore – shkencore në botën antike, për ndryshimet e organizatave provinciale etj.

Libri II-8, 94 Divus Augustus (I hyjnushmi August)

Qezari, i cili kishte ndërmend, pas nënshtrimit të hispanëve, të fillonte fushatën kundër dakëve dhe më vonë kundër parthëve, e dërgoi (Oktavianin) qysh më parë në Apolloni t’u jepej studimeve…

Oktaviani, perandori i parë i Romës, njihet si oratori dhe politikani më i mprehtë i antikitetit
Gjatë qëndrimit të vetmuar në Apolloni, një ditë i shoqëruar nga Agripa (shoku i fëmijërisë i Oktavianit, dhe gjenerali që e ndihmoi të bëhej perandori i parë), hypi në observatorin e astrologut Theogen.

Agripa e pyeti i pari astrologun, sepse iu fallxhuan gjëra të mëdha e pothuajse të pabesueshme.