MENU
klinika

Ja si qëndron e vërteta!

Nga gojëdhëna tek teza e historianëve për përkrenaren e Skënderbeut

19.06.2020 - 06:20

Shumë fakte për Gjergj Kastriot Skënderbeut janë të zhytura në gojëdhëna folklorike popullore. Mund të citojmë disa prej tyre duke fillur që nga mali i Skënderbeut apo tek shpata e tij e rëndë.

Një miku im po më tregonte për një gojëdhënë mjaft interesante në lidhje më Skënderbeun, temë e cila edhe sot nuk ka një përfundim të prerë.

Pse koka e dhisë gjendet në përkrenaren e Skënderbeut?

Përgjigjet janë të shuma dhe relativisht nuk është një përgjigje e përcaktuar. Dëgjoja mikun tim me kërshëri tek më tregonte rrëfimin që një fshatar i Kepit të Rodonit i kishte bërë lidhur me këtë çështje.

Fshatari pohonte, sipas gojëdhënave atje, se Skënderbeu gjatë një nate u tradhëtua nga një besnik i tij dhe osmanët e rrethuan Skënderbeun.

Skënderbeu mendoi shpejt dhe theri një dhi nga kopeja e dhive atje, duke vendosur pjesën e skalpit të dhisë, ku gjenden brirët, në kokë.

Më pas Gjergji i zgjuar lyu me zif brirët e dhisë dhe u vuri flakën, duke çorientuar kështu të gjithë ushtrinë osmane. Jo vetëm që ai mundi të largohej por si strateg i padiskutushëm që ishte mobilizoi ushtrinë e tij dhe përfitoi nga rrëmuja në rradhët e turqve dhe i sulmoi ata.

Pavarësisht sa emocionuese mund të duket ky rrëfim për heroin tonë kombtar, prapë se prap është gojëdhënë.

Teza të cilën unë përsonalisht mbështes për interpretimin që i bëhet kokës së dhisë së Skënderbeut në përkrenaren e tij është se ajo na shfaqet si pasardhëse e përkrenares së Pirros së Epirit.

Gjë që Skënderbeu e bëri për të treguar vazhdimësinë iliro-epiriote me atë arbërore.