Arturo Galanti ishte një historian italian që botoi librin “L’ Albania, Notizie geografiche, etnografiche e storiche” (Shqipëria, shënime gjeografike, etnografike e historike), Romë, 1901.
Vepra ka të dhëna të shumta për historinë, gjeografinë dhe etnografinë e Shqipërisë.
Vepra tjetër është “Shqipëria dhe lidhjet e saj historike me qytetërimin evropian”, Romë, 1916 dhe “Gjermanët në anën lindore të Alpeve”. Veprat kanë vlera për studimin e historisë së Shqipërisë.
Ato hedhin poshtë teorinë e autorëve armenë se shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi dhe këtë e argumenton me hedhjen e elementeve gjuhësore, prejardhjen e emrave gjegrafikë.
Thekson fjalën Alba, e cila është e përhapur në disa vende, si në Skoci, Itali, Spanjë e Greqinë antike.
Alba, thotë ai, shpjegohet me maja e bardhë në male.
Së fundi, në veprat e tij, trajton vlerat e gjuhës shqipe, e cila është folur qysh në shek. VII pas Krishtit.