Në Tiranë do të mbahet këtë të dielën, aktiviteti më i madh sportiv.
Në të do të marrin pjesë 2500 persona të ndarë në tre kategori.
Tirana po kryen përgatitjet e fundit për të pritur edicionin e tretë të maratonës, që do të startojë më datën 7 tetor.
Janë rreth 2500 pjesmarrës të grupmoshave të ndryshme nga 40 vende të botës të cilët do të marrin pjesë në eventin më të madh sportiv të kryeqytetit.
Bllokimi i rrugëve do të nis që prej orës 7 të mëngjesit të së dielës dhe qarkullimi në to do të rikthehet në orën 13:00.
“Bllokohen rrugët që kalon itinerari i maratonës. Fillon me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, unazën e vogël, rrugën e Kavajës, rrugën e Bllokut. Tek Garda futet tek Liqeni Artificial dhe më pas tek sheshi Nënë Tereza”
Itenerarit këtij viti i është shtuar edhe Parku i Liqenit artificial, ndërsa garuesit do të përshkojnë disa prej pikave më atraktive të kryeqytetit.
Pjesëmarrësit ndahen në tre kategori: Gjysmë maratona, ku garuesit do të përshkruajnë 21 km, kategoria e 10 kilometrave dhe ajo e personave me aftësi të veçanta.
Të dielën do të vrapojnë jo vetëm ateletët por edhe njerëzit e ekranit, ndërsa për ata që nuk do të garojnë do të organizohen aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të eventit sportiv.