MENU
klinika

Gol i mbrojtësit shqiptar

Rinisje faktastike, Gjimshiti shënon për Atalantën

21.06.2020 - 19:17

Rinisje fantastike e futbollit në Itali për kuqezinjtë shqiptarë. Pas fitimit të Kupës së Italisë nga Hysaj dhe paraqitjes të mirë të Kumbullës, ishte sot radha e Gjimshitit me Atalantën të tregonte vlerat.

Atalanta po luan me Sasuolon ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A dhe po fiton 3-0. Golin e parë e shënoi pikërisht Berat Gjimshiti, duke i hapur rrugën suksesit.

Mbrojtësi shqiptar, pas një asisti perfekt të marrë nga Caldara, është treguar i shkathët dhe i shpejtë dhe e ka dërguar topin në rrjetë. Duket se Gjimshiti është në superformë në këtë rinisje të kampionatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit të Atalantës

“Ashensori” Gjimshiti, shqiptari që kaloi limitet

Gjimshiti, mes Serie A dhe Champions

“Me Rejan, Kombëtarja është më mirë”

Gjimshiti për situatën nga Koronavirusi

“Nuk kam frikë, por nuk ftoj asnjë në Bergamo”