25.06.2020 - 21:04
Do të jetë një rikthim që do të habisë të gjithë. Të paktën nga stërvitja, e tillë duket. Siç është lajmëruar muaj më parë, Mike Tyson do të kthehet në ring në moshën 54 vjeç për disa ndeshje bamirësie.
Stërvitja që “Iron Mike” ka postuar në Instgram tregon se ish-kampioni i botës i peshave të rënda është akoma në formë shumë të mirë. Në harkun e pak orëve videoja e Tyson ka marrë mijëra shikime në rrjetet sociale.
Por ajo që bie më shumë në sy është impenimi maksimal i Tyson dhe format trupore, a thua se kemi të bëjmë me një djalë të ri. Tashmë mbetet vetëm për t’u përcaktuar rivali i parë, ku më i avantazhuar është Evander Holifield, i cili po ashtu po stërvitet fort.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Thirrja nga boksieri
“Mike Tyson mund të vdesë në ring”
Rrëfimi i legjendës së boksit
Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson
Kundër veteranit të MMA
Mike Tyson refuzon 15 milionë euro për një duel
Flet legjenda e boksit, Mike Tyson