MENU
klinika

Vrasja në ish- Bllok

Avokati: S’ka prova për burgosjen e Eljon Hatos

07.10.2018 - 12:47

Avokati i njërit prej të plagosurve nga ngjarja në zonën e ish Bllokut mbrëmjen e enjte ka thënë se nuk ka prova për vendosjen e masës ‘arrest me burg’ ndaj klientit të tij.

Zeni Qinami ka thënë se Prokuria nuk i mbështet akuzat e saj dhe ka shfajësuar klientin e tij, pasi deklaron që ai nuk ka qëlluar më armë gjatë përplasjes në ish-Bllok.

Ishim në seancë gjyqësore te spitali ushtarak në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit me burg për Haton. Unë kërkova në seancë që gjykata të vlerësojë si të paligjshëm arrestimin në flagrancë, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktuar këtë masë sigurimi.

Nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova. Ai akuzohet për një vepër penale të rëndë. Asnjëra nga pretendimet e prokurorisë për ne si mbrojtje nuk janë të bazuara në ligj. Vendimi do të jepet më vonë. Gjendja është e rëndë, ndodhet në reanimacion. S’ka as shenjë gishtash, as gjurmë të qitjes. Pamje filmike nuk ka pasur. S’më duket asnjë provë bindëse për të provuar akuzat e prokurorisë. Ai është i pafajshëm në këtë situatë”- ka thënë Zeni Qinami avokati i Eljon Hatos.

Mësohet se në orën 12:00 pritet t’i komunikohet masa e sigurisë nga spitali Ervis Martinajt, ndërsa në orën 14:00 do t’i komunikohet masa shokut të tij Eljon Hato. Masa do komunikohet nga dy prokurorët e çështjes Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.