Greqia nuk ka hapur kufitjë sot me Shqipërinë. U përfol se kufijtë tokësorë me Shqipërinë do të hapen nga Greqia, përkundër vendimi të BE por nuk ndodhi.
Ishte zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, i cili dha urdhërin që të mos hapeshin kufijtë me Shqipërinë për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19.
Nga guvernatori i Epirit, rajoni i cili kufizohet me Shqipërinë, pati një plan për hapjen e kufijve tokësorë, saktësisht me Kakavijen, Mertzianin dhe Mavromatioun, në portin e Janinë dhe të Igumenicës, duke vendosur për udhëtarët nga Shqipëria kabinete speciale kontrolli.
Ky propozim u hodh poshtë dhe tashmë kufiri greko- shqiptar, mbetet i mbyllur nga Shqipëria për në Greqi, ndërkohë në kahun e kundërt, lejohen udhëtarët nga Greqia për në Shqipëri.