Nuk ka pengesa në Premier League për Arsenal, teksa në javën e tetë ka fituar 1-5 në transfertë me Fulham, duke marrë vendin e tretë në renditje. E vështirë vetëm pjesa e parë për “Topçinjtë”, ndërsa në të dytën ekipi Emery zgjidh gjithçka.
Në fillim, ndeshja nuk dukej që do të ishte aq e thjeshtë për Topçinjtë. Ata nuk e nisën mirë lojën, por goli i Alexander Lacazette në minutën e 29’ ka ndryshuar rrjedhën e lojës.
Arsenal përmirësohet pas golit, por një gabim i Monreal në mbrojtje ka bërë që Schurrle të barazojë rezultatin një minutë përpara fundit të pjesës së parë. Por pas pushimit ndeshja nuk kishte histori.
Lacazette shënon golin e dytë në minutën e 49’ dhe që prej atij momenti kishte vetëm një ekip në fushë. Pas zëvendësimit të Aubameyang, miqtë u bënë akoma më të frikshëm në sulm dhe ishte ai që përgatiti golin e Ramsey në minutën e 67, përpara se të shënonte vetë në minutën e 79’.
Auba shënon edhe një tjetër gol duke shpartalluar Fulham brenda në shtëpi. Arsenal bind përsëri dhe është në rrugë të mbarë, me këtë ritëm mund të konkurrojë për titullin kampion.