Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikua edhe njëherë me anë të një videoje duke sjellë në vëmendje pikat kryesore të platformës së opozitës për të luftuar korrupsionin.
Kreu i opozitës në videon e publikuar ka renditur ndër pikat e para atë për masat “antimafia”, nëpërmjet të cilave vetifikohet, sekuestrohet, konfiskohet:
-Pasuria e kompanive private dhe pronatëve të tyre;
-Pasuria e zyrtarëve publikë që verifikohet se kanë abuzuar me detyrën;
-Pasuria e personave të afërt me pronarin e kompanisë apo zyrtarin.
Qëllimi i paketës antimafia sipas Bashës është:
-Goditja e Korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin;
-Mbrojtja e pasurise publike;
-Garantimi i konkurencës së lirë
Në videomesazhin e kreut të opozitës sqarohet edhe një pikë tjetër e rëndësishme e paketës:
Çfarë verifikon antimafia:
-Kontratat PPP;
-Kontratat e koncesionit;
-Kontratat e Prokurimit Publik;
-Kontratat e tjetërsimit të pasurive publike;
-Aktet për lejet, licensat, autorizimet për shfrytëzimin e pasurive publike.
Më poshtë videoja e plotë: