MENU
klinika

Ndeshja "play-out"

Bremen mbijeton mes drithërimash në Bundesligë

06.07.2020 - 21:30

Werder Bremen mbijeton në Bundesligë. Pas barazimit 0-0 në fushën e vet me Heidenheim, Bremen barazoi 2-2 në transfertë dhe siguroi pjesëmarrjen në elitën e futbollit gjerman pas ndeshjeve shtesë.

Ishte një autogol në minutën e tretë të ndeshje që i dha avantazhin Bremen. Miqtë luajnë mirë në 15 minutat e para, por më pas lëshojnë terren duke aplikuar kundërsulmin. Pjesa e parë mbyllet 0-1.

Vendasit rritën ritmin në pjesën e dytë dhe pas shumë aksioneve, barazuan në minutën e 85-të. Kur i gjithë ekipi vendas hidhet në sulm për të shënuar golin e dytë, Bremen ndëshkon në kohën shtesë në 94’. Heidenheim barazon në 97’ me penallti, por nuk ka më kohë dhe mbetet në ligën e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN