MENU
klinika

Komiteti Teknik merr vendimin

Bëhen të detyrueshme maskat në mjedise të mbyllura, rastet kur gjobiteni

09.07.2020 - 07:26

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë tha se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, bizneset dhe ambientet e mbyllura, si dhe në rastet e pritjes në radhë.

Kuli tha se se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba.

E ftuar në një nga emisionet shqiptare, mjekja Kuli tha se ky vendim do të behet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, tha anëtarja e Komitetit teknik.