MENU
klinika

Tenis

Djokovic vë në dyshim pjesëmarrjen në US Open

09.07.2020 - 12:37

Organizimi i një turneu tenisi, i cili rezultoi më pas edhe si vatër e re e koronavirusit, ka vënë me shpatulla për muri numrin 1 të renditjes botërore, Novak Djokovic. Serbi është konsideruar si përgjegjësi kryesor për infektimin e shumë sportistëve me virusin e ri, duke marrë shumë kritika.

Vërejtje që janë komentuar nga Djokovic si “gjueti shtrigash”, teksa ky duket se është shkaku për të munguar në një turne të madh si ai i US Open. Për mediet serbe, tenisti konfirmoi se pjesëmarrja në turneun e Ëashingtonit do të jetë e pamundur, por pohoi se aktivitetet që do ta shikojmë në këtë sezon do të jenë ato të Madridit, Romës dhe Roland Garros.

Një vendim të tillë e ka konfirmuar me gjysmë zëri edhe një tjetër yll i tenisit botëror si Rafael Nadal. Spanjolli ka deklaruar se do të jetë në turneun masters të Madridit, që nis më 14 shtator, një ditë pasi përfundon US Open dhe pjesëmarrja në dy turne të ndryshëm paralelisht do të ishte thjesht i pamundur.

Një tjetër detaj është fakti edhe i sipërfaqeve ku zhvillohen turnetë, pasi Nadal është i dashuruar me fushat me dhè, si ajo e Madridit, ndërkohë që fusha me çimento e US Open e ka shtyrë Nadal që të mos marrë pjesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rinis gjithçka më 3 gusht

Edhe tenisi ka një kalendar sezonal