09.07.2020 - 16:34
Kompania Sony ka publikuar një model të ri të një kondicioneri që vendoset brenda kollares së këmishës.
Në këtë mënyrë ai krijon një ‘zarf’ të ftohtë në trupin e tyre që ul temperaturën.
E quajtur ‘Reon Pocket’, pajisja në përmasën e një portofoli është shumë e lehtë dhe mund të kontrollohet me anë të një aplikacioni në telefon.
Sony madje do të nxjerrë në treg edhe bluza me xhepa të përshtatshëm për të mbajtur mini-kondicionerin.
Pajisja mund të ulë temperaturën e trupit, por dhe ta ngrejë atë në ditë të ftohta.