MENU
klinika

"Kështu e sheh ai politikën, nuk i bëhet vonë për njerëzit"

“Ti kryeministër, unë president”, Basha zbulon ofertën e ndërmjetësve të Ramës

10.07.2020 - 14:55

Kryedemokrati Basha në daljen e tij për media tha ndër të tjera se frika më e madhe e kryeministrit Rama janë koalicionet parazgjedhore.

Ai madje tha se kreu i qeverisë i ka futur ndërmjetës dhe kërkonte që Basha të bëhej kryeministër e Rama president me kushtin e vetëm që të hiqeshin koalicionet parazgjedhore.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij; “heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president”. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”, tha ai.

Basha shtoi se ai dhe PD nuk kanë qenë ndonjëherë kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor. “Nuk e prek dot kushtetutën kryeministri në ikje. Cdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes, dhunim flagrant i konsensusit të arritur. PD kurrë nuk e ka përjashtuar diskutimin për sistemin. Ne jemi për mazhoritar të pastër me dy dhoma që asnjë kryeministër nesër të mos i ngjajë as hijes së Ramës që kontrollon të gjitha pushtetet. Ndaj jemi të vendosur që një diskutim ta bëjmë por jo me Balla-opozitën por me gjithë shqiptarët”,- tha Basha.