MENU
klinika

“Vizitorët individualë do të jenë në gjendje të vizitojnë..."

Prej kohësh i mbyllur, Parlamenti Europian rihapet për publikun

11.07.2020 - 11:11

Parlamenti Europian në Strasburg, i mbyllur për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe i shndërruar për disa javë në një qendër ekzaminimi COVID-19, do të rihapë dyert e tij për vizitat publike më 15 korrik, njoftoi sot institucioni.

“Vizitorët individualë do të jenë në gjendje të vizitojnë Parlamentin Europian në Strasburg përsëri nga 15 korriku, duke iu nënshtruar distancimit shoqëror dhe masave higjienike të nevojshme, për të garantuar një vizitë të sigurt dhe të këndshme, në përputhje me direktivat zyrtare për koronavirusin e ri”, shpjegoi institucioni në një deklaratë.

Pa aktivitet parlamentar që nga muaji shkurt, selia e Parlamentit Europian u vu në dispozicion të autoriteteve franceze nga presidenti i tij, David Sassoli, për të ndihmuar në luftën kundër epidemisë së COVID-19.

Eurodeputetët pritet të takohen për një seancë plenare, në shtator, në kryeqytetin alsasian.