MENU
klinika

Vetëkarantinohet drejtori i policisë Elbasan

Shkon në katër numri i policëve të infektuar

14.07.2020 - 07:45

Vazhdon të rritet numri i personave të infektuar nga COVID-19, por kësaj here infektimet vijnë sërish nga radhët e policisë.

Ditën e sotme ka rezultuar i prekur nga koronavirusi shefi I Policimit në Komunitet duke e çuar kështu në 4 numrin e të infektuarve nga radhët e policies në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Mësohet se i infektuari është një 40-vjeçar nga Berati.

Si pasojë infektimit të 4 punonjësve të policisë është vetëkarantinuar për 14 ditë edhe Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan.

Drejtori i policisë Elbasan rezultoi negativ në testin e parë, por sërish po qëndron në karantinë. Ditën e djeshme Shqipëria shënoi rekord me numrin e të infektuarve me 117 raste të reja brenda 24 orëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN