MENU
klinika

3 faket e panjohura

“Vdekja e Maratit” dhe revolucioni francez

14.07.2020 - 15:40

      Për kryeveprën e Zhak Luis David (Jacques Louis David), janë 3 fakte që nuk i dimë

Në ditën e Bastijës, një vështrim nga afër homazhit të Davidit për vrasjen e revolucionarit Jean-Paul Marat.

Më 1793, Zhak Luis David, artisti zyrtar i revolucionit francez, pikturoi “Vdekjen e Maratit” si një homazh për mikun e tij të vrarë, propagandistin revolucionar Jean-Paul Marat, menjëherë pas vrasjes. Piktura, e cila sot gjendet në Muzeun e Arteve të Bukura në Bruksel, mbetet një nga imazhet përcaktuese të asaj epoke. Shumica e vizitorëve të muzeut njihen përciptazi me imazhin dhe historinë që fshihet pas saj./Konica.al

Me siguri e dini se atentati në fjalë ndodhi gjatë mbretërimit të terrorit në Revolucionin Francez, si dhe faktin që piktura e  Davidit u përdor si propagandë e Jakobinëve. Po ashtu, duhet të dini se u vra nga Charlotte Corday, e cila arriti të hyjë në shtëpinë e tij, duke u premtuar armiqve të revolucionit se do ndihmonte Maratin, më pas e goditi me thikë. Gjithashtu dihet se Marat është pikturuar në një vaskë, sepse aktualisht po trajtonte një problem të lëkurës, ndërsa shënimi i kapur në dorën e tij është menduar si provë e mashtrimit të Corday, ku shfaqte një mesazh se gjoja ai po i kërkonte ndihmë.

  1. Mund të jetë homazh për një tjetër revolucionar: Karavaxhio (Caravaggio)

Nuk mund të mos mendojmë për neoklasicizmin si të lidhur me barokun bombastik. Mirëpo, studiuesit e kanë quajtur “Vdekjen e Maratit” të Davidit “si kryeveprën më të thellë të karavaxhizmit”. Davidi student ishte tejet i frymëzuar nga Karavaxhio, i cili nuk ishte referenca më e modës në Francën e asaj epoke. Me krahun e tij të varur dhe plagën pa gjak, në formën e stigmatës, figura në “Vdekja e Maratit” i bën jehonë “Entombment of Christ” të Karavaxhios (1603). Me pamjen e një fytyre të dehur, dramatikisht të ngathët të Maratit i bëhet disi jehonë edhe pikturës “Mary Magdalene në Ekstazë” të Karavaxhos (1610).

Revolucioni Francez u rebelua kundër kishës, kësisoj ata e ndaluan ikonografinë fetare gjatë asaj periudhe. Por referenca e veprave të Karavaxhios e ndihmoi Davidin ta bënte Maratin një martir revolucionar. Meqenëse gazeta e Maratit quhej “Zëri i Popullit” dhe Karavaxhio ishte i famshëm (ose famëkeq) për futjen e imazheve të njerëzve të thjeshtë në skenat biblike, ndikimi mori vërtet kuptim.

  1. Corday, jo Maratit, do t’i thureshin lavde në art për dekada pas “Vdekja e Maratit”

Charlotte Corday, vrasësja, nuk është paraqitur në pikmturën e Davidit, e cila është pjesë e asaj që i jep figurës së Maratit statusin e zbukuruar. Gjatë gjyqit, Corday e papenduar deklaroi se ajo kishte vepruar për të ndaluar Maratin të nxiste më tej mbretërimin e terrorit, duke thënë: “Unë vrava një njeri për të shpëtuar qindra mijëra” para se të dërgohej në gijotinë. Dëshira e fundit e Corday ishte qët’i bëhej portreti. Oficeri i Gardës Kombëtare, Jean-Jacques Hauer, i cili i kishte bërë tashmë disa skica të burgosurës, në orët pak para ekzekutimit krijoi portretin e saj.  Në dekadat që pasuan, mendimi për Revolucionin ndërroi drejtim, e njëjta gjë ndodhi edhe me opinionin për “Vdekjen e Maratit”. Davidit iu desh që ta fshihte pikturën kur u internua në Bruksel. Ndërkohë, Corday vazhdoi të ishte subjekt i pikturave dhe poezive që e përshkruanin atë si një heroinë, duke e mbiquajtur me pseudonimin “Engjëlli i Vrasjes” deri në mesin e shekullit të 19-të.

  1. Sharl Bodëleri e solli sërish në jetë “Maratin”

Piktura mbeti në errësirë relative pas vdekjes së Davidit në 1825. Madje, familja u përpoq ta shiste, por pa sukses. Sharl Bodëleri, i konsideruar si një nga kritikët e parë të artit, si dhe një poet modernist, mori guximin të ringjallte entuziazmin e publikut për pikturën. Në vitin 1846, pasi e pa atë në një ekspozitë të vogël të veprave të Davidit dhe Ingresit në Paris, krijoi një odë për veprën, ku vendosi posaçërisht të vërtetën e saj emocionale mbi politikën e ditës, rrjedhimisht krijoi skenën që ajo të nderohej përtej konteksti të saj të ngushtë revolucionar:

“Ka diçka njëherazi të dhimbshme dhe goditëse kjo vepër; në ajrin e akullt të asaj dhome, në ato mure të ftohta, rreth asaj vaske të ftohtë dhe funerale, rri pezull një shpirt. Mund të kemi lejen tuaj, ju politikanë të të gjitha partive, po edhe ju gjithashtu, liberalë të egër të 1845-s, t’u japim udhë emocioneve para kryeveprës së Davidit? Kjo pikturë ishte dhuratë për një vend të lotur dhe nuk ka asgjë të rrezikshme për lotët tanë”./Konica.al

 

 

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale