MENU
klinika

Marc Marquez

“Rossi ndoshta do të më urrejë edhe më shumë”

14.07.2020 - 19:02

Këtë të diel nis Botërori 2020 në Moto GP dhe një nga protagonistët e tij pritet të jetë kampioni i botës, spanjolli i Honda, Marc Marquez. Ky i fundit është 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizimit dhe këtë sezon mund të barazojë rekordin e 9 titujve që ka legjenda Valentino Rossi.

“Çdo vit objektivi im është fitimi i titullit kampion. Dua të fitoj sa më shumë gara, pasi kështu kam mundësi që të dueloj për titullin kampion. Rekordi i Rossit? Kurrë nuk kam vënë në shënjestër një numër apo një emër. Unë do të provoj të fitoj këtë vit, tjetrin e kështu me radhë”, – tha Marquez.

valenti rossi e Marc Marquez

“Nëse do të arrij kuotën e 9 titujve kampionë të Rossit, nuk e di nëse Valentino do të më përgëzojë, nuk është se kemi një marrëdhënie shumë të mirë, thjesht normale. Gjithsesi, kjo gjë nuk më intereson shumë. Në pistë shpesh përshëndetemi kur fitojmë. Mendoj se Rossi do të mërzitet shumë kur ta arrij rekordin e tij e ndoshta do të më urrejë më shumë”, – përfundoi spanjolli i Honda-s.