MENU
klinika

Do të vihet në zbatim në...

Fiskalizmi shtyhet për herë të katërt nga situata e Covid-19

16.07.2020 - 09:13

Procesi i zbatimit të sistemit të fiskalizimit, i cili pritej të fillonte gradualisht në shtator 2020 për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë dhe në janar 2021 për subjektet e tjera është shtyrë sërish deri në 1 vit dhe zbatimi do të fillojë në 1 shtator të vitit 2021.

Këshilli i Ministrave ka miratuar NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.87/2019, “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT”.

Më 1 janar 2021 pritej të fillonte edhe procesi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, parashikim që ka mbetur i pandryshuar. Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, afati i parashikuar ishte 1 korriku 2021, i cili ka mbetur i pandryshuar.

Shtyrja për transaksionet me para në dorë, sipas burimeve nga financat, ka ardhur për shkak të situatës të krijuar nga pandemia.

Kjo është hera e katërt që qeveria ndryshon afatet e fiskalizimit, një proces që do të ndryshonte tërësisht mënyrën se si bizneset e bëjnë procesin e faturimit dhe do i detyronte bizneset të përshtateshin me teknologjinë e re.

E parashikuar të niste më janar 2020, me kërkesë të bizneseve për shkak të kohës së paktë që kishin në dispozicion, fiskalizimi u shty për në mars 2020. Më pas u shty për herë të tretë për të nisur më 1 shtator 2020 për transaksionet me para në dorë nga bizneset me të ardhura mbi 8 milionë lekë.

Për zbatimin e procesit të fiskalizimit, qeveria ka miratuar edhe aktet nënligjore, si udhëzimin që përcakton elementet bazë dhe teknike të faturës elektronike që nga emri i tatimpaguesit, datën dhe sasinë e mallit të shitur, si dhe mënyrën e kryerjes të pagesës etj. Vendimin për krijimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e platformës qendrore të faturave elektronike është ngarkuar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Si dhe vendimin që bizneset që do të lëshojnë dhe do të marrin fatura elektronike janë të detyruar të lidhen dhe të regjistrohen në platformën qendrore të faturave dhe vendim që përcakton se çdo biznes që kalon 350 kupona në vit nuk do raportojë nga platforma qendrore por duhet të hyjë në proces të rregullt.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar se po punon në lidhje me zbatimin e fiskalizimit. DPT planifikon ngritjen e një sistemi të Faturave elektronike për çdo transaksion jo- duke përfshirë një Portal të ri Kombëtar në ëebsite për shkëmbimin e faturave elektronike.

Gjithashtu do të ngrihet edhe një sistem i ri i regjistrimit të tatimpagueseve dhe regjistrimit të aseteve të tatimpaguesit. Në planin e punës për 2020 tatimet shpjegojnë se risitë teknike të fiskalizimit janë:

-Një sistem për ndjekjen e të gjitha transaksioneve në kohë reale – në momentin e lëshimit të faturës për transaksionet cash (B2C) dhe ato pa para në dorë (B2B, B2G);

-Një sistem për monitorimin e pagesave jo cash (nga një llogari bankare në tjetrën dhe pagesa opsionale duke përdorur para dixhitale etj.), me qëllim gjurmimin e rrjedhës së parave dhe zbulimin më të mirë të aktiviteteve mashtruese, marrëveshjeve jo të vërteta ose transaksioneve fiktive;

-Një sistem të Faturave elektronike për çdo transaksion jo-cash të B2B dhe B2G, duke përfshirë një Portal të ri Kombëtar në ëebsite për Shkëmbimin e faturave elektronike;

-Një sistem i ri i regjistrimit të tatimpagueseve dhe regjistrimit të aseteve të tatimpaguesit;

-eAudit, ose kontrolli tatimor online i transaksioneve me para në dorë duke përfshirë edhe GeoTax;

-Procedura e re e kontrollit tatimor për monitortimin e transaksioneve me dhe pa para në dorë;

-Sistemi i ri i menaxhimit të riskut (RMS) për tatimpaguesit e nënsistemit të pagesave me para në dorë. Administrata Tatimore do të ketë informacion në kohë reale mbi:

-Të gjitha transaksionet e kryera;

– Të gjitha faturat e lëshuara;

-Shumën e përgjithshme të të ardhurave të të gjithë tatimpaguesve, në të gjithë sektorët, ose vetëm në një sektor, ose vetëm nga një tatimpagues.

Sipas DPT-së, projekti i fiskalizimit adreson dy sfidat kryesore të çdo Administrate Tatimore:

1-Monitorimi i kontrollit të parave në dorë (cash) – kryesisht i pranishëm në transaksione të bazuara në para (B2C), zbatimi i lidhjes në kohë reale në internet të të gjitha makinave POS për të siguruar që çdo transaksion të raportohet në mënyrë qendrore, me aftësinë e verifikimit të pavarur.

2- Rritjen fiktive të TVSH-së së zbritshme, projekti e-Invoice, kryesisht i pranishëm në transaksionet (B2B), për shkak se fiskalizimi bën raportim i detyrueshëm te të gjitha faturave të lëshuara përmes sistemit qendror që siguron konfirmimin e të gjitha transaksioneve nga shitësi dhe klienti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financat nuk tërhiqen nga afati

Fiskalizimi nis në janar 2020, testimi në tetor

"Kostot e instalimit janë të larta"

Fiskalizimi nis me biznesin e madh