Një 31-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Elbasanit për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.Në pranga ka rënë shtetasi J. Xh.
Kapja e tij u bë gjatë një kontrolli policor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ndërsa episodi për të cilin akuzohet ka ndodhur mbrëmjen e 15 korrikut.
Patrulla e policisë i ka bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin J. Xh.
Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë, duke e dëmtuar mjetin e Policisë.
“Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” thotë policia.
Ndërkohë është shpallur në kërkim drejtuesi imjetit, shtetasit E. K.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.