MENU
klinika

"Si shkoi 'Miss Dea' në Greqi?"

Shqiptarë, gjejeni statujën e vjedhur nga grekët, më 1916, në Durrës!

17.07.2020 - 16:36

       Histori të njohura. Histori të përsëritura. Gjurmë që fshihen. Janë me mijëra, objektet arkeologjike që janë grabitur në trojet shqiptare, në harkun kohor të mijëvjeçarit të fundit./Konica.al

Një prej objekteve të rrëmbyera në Durrës, në vitin 1916, e konfirmon juristi dhe konstitucionalisti Agron Alibali, i cili jeton në SHBA.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alibali shkruan se “statuja e vjedhur është një grua, në gjendje shumë të mirë”.

Ai ka postuar po ashtu, një fragment të saj, që është publikuar në revistën ILLYRIA, të 1 qershorit të vitit 1916.

Në revistën e kohës, shkruhej se statuja është gjetur në vitin 1915, në Durrës, por më pas u gjet në një prej muzeve në Greqi… Për statujën e rëndësishme, kishte dijeni dhe Essad Pasha.

Alibali shpjegon, se prejardhja e statujës do të jetë e shënuar në muzeun ku është ekspozuar. Nëse identifikohet, atëherë mund dhe duhet të fillojë, riatdhesimi i objektit.