MENU
klinika

Pas humbjes me Osasunën

Barcelona merr vendimin për trajnerin Setien

18.07.2020 - 10:49

Barcelona po shkon drejt një sezoni pa trofe, ku në lojë ka mbnetur vetëm Champions League. Megjithatë, Quique Setien ka marrë besimin e drejtuesve katalanas, të paktën për momentin.

Sipas Mundo Deportivo, tekniku ka besimin nga presidenti Josep Maria Bartomeu pas një takimi të gjatë ditën e djeshme. Trajneri ishte marrë në pyetje pas nokautit kundër Osasunas, por jo për ta shkarkuar.

Pasi qarkulluan thashethemet për një ardhje të mundshme të Laurent Blanc apo promovimin e trajnerit të Barça B, García Pimineta, në fund nuk pati revolucion dhe Setien do të jetë rregullisht në vendin e tij në stol në 8 gusht pikërisht për ndeshjen kundër Napolit, në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, skuadra do të ketë pesë ditë të lira pas ndeshjes të së dielës në Alaves dhe stërvitje të hënën dhe të martën, për t’u rikthyer më pas në stërvitje të hënën më 27 korrik, për t’u përgatitur për sfidën kundër Napolit të Rino Gattusos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN