MENU
klinika

Pas humbjes

Messi lëshon alarmin: Nuk jemi as për Champions…

17.07.2020 - 10:25

Lionel Messi u rikthye me një gol spektakolar dhe ishte i fundit që u dorëzua kundër Osasunas, por pas humbjes në shtëpi dhe triumfit të Real Madridit, nuk ishte në gjendje ta fshihte gjithë shqetësimin e tij për të ardhmen e Barcelonës. Kapiteni i Blaugrana-ve, i intervistuar nga “Movistar LaLiga”, kërkoi me zë të lartë ndryshime të thella për të ecur përpara në Champions:

“Nëse puna jonë nuk ishte e mjaftueshme për La Liga-n, nuk do të jetë e tillë as për Champions League. Na vjen keq që e dorëzuam titullin me humbje në shtëpi, por kjo është fotografia simbol e këtij sezoni. Barcelona është treguar një ekip i parregullt dhe jo shumë i qëndrueshëm”.

Shkurt, alarmi në funksion të ndeshjes së kthimit kundër Napolit është lëshuar zyrtarisht: “Roma, Liverpool…, tifozëve tanë po iu soset durimi, sepse nuk po japim asgjë. Nëse duam të luftojmë për Champions-in, duhet të ndryshojmë shumë gjëra, të bëjmë vetë-kritikë”.

Në fund, Messi i jep merita Real Madridit, kampionit spanjoll për të 34-n herë. I pari pa Cristiano Ronaldon: “Ata patën meritën se nuk humbën kurrë pas rillimit të kampionatit, ndërsa ne kemi gabimet tona. Ne jemi Barcelona dhe gjithmonë jemi të detyruar të fitojmë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN