MENU
klinika

La Liga, Java 37

Real Madrid kampion, Messi kthehet te goli

16.07.2020 - 22:01

Nuk ka më asnjë dyshim, Real Madrid shpallet kampion në Spanjë, një javë para përfundimit të kampionatit. Los Blancos fituan 2-1 ndaj Villarrealit dhe mbyllin gjithcka matematikisht ndaj ndjekëses Barcelona, që humb në shtëpi.

Të besuarit e Zidane shënuan nga një gol për secilën pjesë loje, të dy nga Benzema. Francezi e realizoi të parin në minutën e 29-të të pjesës së parë, por gjithsesi, ankthi mbeti në skuadër.

Në pjesën e dytë Real përfiton një penallti në minutën 77’ dhe kësaj here nuk gjuan Ramos, por Benzema, që con në 2-0. Ndoshta kjo strategji për t’i dhënë mundësi francezit të fitojë Këpucën e Artë në La Liga.  Villarreal ngushton në 2-1 në 84’ me Iborra. Por vetëm kaq, Real mbrohet fort dhe merr titullin e 34-t në Spanjë.

Barcelona humbi në shtëpi 1-2 me Osasunën. Miqtë shënuan në pjesën e parë me Jose në 15’. Kundërpërgjigja erdhi në të dytën nga Messi, që në 62’ realizon një supergol nga goditja e dënimit. I 23-i gol në La Liga, 2 më shumë se Benzema. Në fund miqtë ndëshkojnë blaugranat, edhe pse ishin me 10 lojtarë. Torres në 94 realizon për 1-2.

Atletico Madrid fiton 2-0 në transfertë ndaj Getafes dhe thuajse siguron vendin e tretë, i duhet vetëm një pikë në ndeshjen e fundit në shtëpi, teksa Sevilla u ndal në barazim 0-0 me Real Sociedad.