MENU
klinika

Për debatin e nxehtë, reagon Daut Haradinaj

“UÇK s’ka arsye ta mbyllë arkivin, është e vërteta e luftës”

18.07.2020 - 10:51

Në debatin që po vazhdon prej disa ditësh për luftën e UÇK-së, të nxitur nga aktakuza e Prokurorisë Speciale të Gjykatës së Hagës, është përfshirë edhe një herë Daut Haradinaj, shefi i GP të AAK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së.

Përmes një shkrimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se UÇK është transparente dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. Ai ka thënë se në arkivat e UÇK-së është vetëm e vërteta e luftës çlirimtare.

“UÇK është transparente dhe s’ka çka mshefë në arkiva, aty është vetëm e vërteta e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se për t’u turpëruar ka arsye Serbia, e cila po ndërton të ardhmen shqiptarët e vrarë në luftë.

“Autostradat e Serbisë mbi eshtrat e qytetarëve shqiptarë të vrarë nga serbët, janë arkivi i turpit shtetëror Millosheviqin”, ka shkruar Haradinaj.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat