Zbulimi që hakerat kompjuterikë që punojnë për shtetin rus kanë provuar të vjedhin punën eekipit të vaksinave Covid-19 në Oksford, ka treguar shumë gjëra.
Së pari, na kujton kërcënimin gjithnjë e më të madh të sigurisë të paraqitur nga Moska dhe qeveritë e tjera armiqësore.
Ashtu si helmuesit e urryer të Salisbury, këta janë agjentë të Kremlinit, të licencuar jo për të vrarë por për të plaçkitur.
Sidoqoftë, në mënyrë më të konsiderueshme, ky shembull i fundit i vjedhjes së pronës intelektuale të sponsorizuar nga shteti është një shenjë dobësie.
Ajo na kujton kontrastin që ekziston akoma midis pjellorisë së botës së lirë dhe sterilitetit të asaj autoritare.
Nëse Moska do të ishte aq e sigurt për aftësinë e saj për të gjetur një vaksinë për Covid-19 siç pretendon, rrjeti i saj i luftëtarëve kibernetikë nuk do të merrej me laboratorët e Perëndimit. Për të gjitha triumfet e teknologjisë, shteti kinez gjithashtu është akoma i varur nga larvat shkencore dhe tregtare.
Është e vërtetë që tirania nuk është plotësisht e papajtueshme me krijimtarinë.
Nga matematika e Egjiptit të lashtë dhe Mesopotamisë e deri te shkenca kompjuterike e TikTok dhe Huawei, burimet e bashkërenduara të një shteti të gjithëfuqishëm janë dëshmuar shpesh të afta për të prodhuar rezultate të jashtëzakonshme. Athina jo gjithmonë e mposht Spartën.
Në Kinë, Xi Jinping po bën të kundërtën e Deng, lidhur me Perëndimin. Askund nuk është kjo më e dukshme se në çështjen e Hong Kongut.
Deng nënshkroi një traktat solemn me Margaret Thatcher për të mbrojtur liritë civile dhe sundimin e ligjit në ish-koloninë Britanike, ndërsa Xi nuk ka treguar asgjë tjetër përveç mizorisë ndaj njerëzve të Hong-Kongut dhe përçmimit për Perëndimin.
Si Putin, Xi ka eleminuar çdo konkurrencë politike. Fuqia absolute nuk i korrupton vetëm ata që e përdorin atë, por shtetet mbi të cilat ata ushtrojnë atë. Dhe e bën këtë, natyrisht, absolutisht.
Mësimet që u mësuan në luftën për jetën dhe vdekjen kundër Gjermanisë naziste janë akoma të vlefshme.
Njëra prej tyre është që madje edhe kulturat më të sofistikuara mund të zvetënohen nën udhëheqjen djallëzore në kryerjen e krimeve më abuzive kundër njerëzimit në emër të një ideologjie të mbrapshtë.
Një tjetër është se, një shtet i tillë totalitar mund të fitojë reputacion por, herët a vonë të metat e brendshme në sistemin politik do të pengojnë planet e tij për dominimin global.
Në fund të fundit, nuk kishte rëndësi që nazistët ndërtuan autostradat e para dhe drejtuan botën në shkencën e raketave.
Sot, demokracitë perëndimore janë ende të detyruar të mbrojnë veten kundër shteteve armiqësore që vazhdojnë luftën e tyre të padeklaruar me metoda jo ushtarake.
Vjedhja në internet është një vazhdim i asaj lufte me mjete të tjera. Por mungesa e skrupujve nuk është shenjë e forcës.
Ata e dinë që, nëse luajnë sipas rregullave, ata kurrë nuk mund të fitojnë.
Despotët janë të dënuar përgjithmonë të luajnë pjesën e të dëshpëruarit. Putini nuk është gjë tjetër veçse një perandor lakuriq.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al