Digjet “Audi” luksoz në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në zonën e Lungomares në Vlorë.
Policia po heton për djegie të qëllimshme. Mësohet se pronari i mjetit luksoz ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania ku jetonte. Në pamjet shihet se makina ka pësuar djegie të mëdha duke u dëmtuar thuajse plotësisht.
Policia e ka marrë në pyetje për të zbuluar nëse kishte konflikte të mëparshme.
Mësohet se automjeti i përket një pushuesi nga Maqedonia e Veriut, që kishte ardhur në qytetin bregdetar për pushime prej katër ditësh. Pronari i mjetit thekson se nuk ka dyshime për ngjarjen, pasi nuk ka zënka me asnjë.
“Unë nga Maqedonia dhe kam ardhur për pushime ka katër ditë. Ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur. S’kemi dyshime, s’kemi zënka, s’kemi asgjë me askënd. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë e kanë kapur çfarë kanë ndodhur”, thekson ai.