Kallxojn të moshuem për nji ngjarje shum e holl dhe aq gaztore. Dihet botnisht se At Fishta, përgjegjen e kishte gjithmon në gryk të “alltis”, veç kambzën me i tërhek e gjuente bash ne shenjë, sak në zemër. Ndër shum ndodhina të jetës së tij, me njerëz prej ma të ndryshëmve, tue fillue me katundarin ma të thjesht e deri te burra shtetesh kokrrosha, apo akademik të ditun, At’ Fishta kurr nuk duel jashta vedvedit, fallciteti i të shtimunit ishte i huej për të.
Por jo të gjith ato takime, ku shkelqeu batuta e tij, jan të shkrueme. Ato u pasuen goj mbas goje te brezat e tjer. At Fishta, asht i pranishëm në ndejet e kuvendimet tona si aed. Përngjet krejt me Homerin, i cili vargjet i thurte në vend. Nuk ka vepër origjinale të Homerit, ato veç u mbajtën në mend deri ditën që u përmblodhën në dy kryeveprat e tija, Iliada dhe Odisea.
Asokohe ka fundi i vjetve 30′, paska shkue në Kuvend të Françeskanve, nji burr i mbajtun, me kostum, kmish satapura, kravat e borsalin mbi krye. Si asht rregulli i nji Zotnie, ka bvet me shum mirsjellje, nese mund të takohet me At’ Fishtën. Personi te sporteli krejt natyrshëm i lutet të tregojn emnin dhe e pyet njikohsisht, mos keni lidhje fisnore apo te ndonji fushe hulumtimit me At’ Gjergjin.
Jo, – i thot Zotnia në fjal. Veç quhem filani e kam ardh prej Tirane me mujt me e takue. Lajmohet At’ Fishta për sa bahej fjal dhe i thot lajmsit: – Me gjith qef e pres, cili do që ka begenis me u takue me mue. Fundja, Zotnin, e shoqnojn në kabinetin e At’ Fishtes, i cili e pret me dashamirsi dhe e fton bujarisht në karrige përball tij. Fjalt e para ishin, mirë se erdhe dhe aresyeja e ksaj vizite nga ana juej, Zotni – i drejtohet At’ Fishta.
-Jam filani, banoj në Tiran, shkruej në nji gazet të kryeqytetit, kryesisht mbi qenien humane. Lidhjet e shpirtit me trupin e njeriut.
Krejt mir, – i thot At’ Fishta. Ndërkoh i ofron nji got ven dhe i thot: asht Kallmet safi, vjen njit me katundin ku jam le. Cakrrojn gotat dhe Zotnia vazhdon:
-Pader, kam mrrit në përfundimin se shpirti nuk ekziston te njeriu. At’ Fishta ven buzën në gaz e i thot: – Po mir, thue nuk kena shpirt veç trup, mish e koca. E si më bind për ktë zbulim tuej?
-Padër, vazhdon bashkbiseduesi, kam studiu shum për ktë, kam lexue ktë e atë filozof antik e modern dhe mund të vërtetojn se shpirti nuk ekziston.
-Mir,mor lum miku, – i thot At’ Fishta, po me çfar argumentash e kan vërtetetue? Padër, i thot Zotnia, a keni durim me më ndigjue për sa kam hulumtue?
– Qysh jo, bre mik, na për njikte po kuvendojm, – i thot Padër Gjergji.
– Bukur, – thot Zotnia.
-Tashti, po mrrim kur njeri vdes- thot Zotnia. E marrin, e lajn, i veshin teshat, e fusin në arkivol ose e pshtjellin, e lshojn në vorr, pllakën sipër të kshtent, e myslimant drrasat e dheun përmbi.
– Kah iku shpirti, Padër, në cillën bir duel – e përfundoj Zotnia, fjalimin e tij filozofik. At’ Fishta, i thot: A ta qes edhe nji pik ven e mandej, po të diftoj kah u skapullue shpirti. Si ja ban rrash goten, I thot Zotnis me mirsjellje: A të ka bubrrue nana kryet i vogël, në prehën të saj?
– Po – i thot Zotnia.
– A thue, mund ta bubrroj kryet tand edhe un, veç 10 dekika?
-Me gjith dëshir, bile e kam për nder.
-Pshtete kryet në gjujt e mija -i thot At’ Fishta. Si ja ven kryet ndër gjujt, At’ Fishta fillon me i bubrrue kryet ane e mban. Kur mbaron i thot Zotnis: Krejt ta pash kryet gjithkah, veç kërkund nuk të gjeta kurrnji bir. Zotnia s’po merrte vesht alegorinë e At’ Fishtes dhe i thot: Atëherë Padër, a po ma jep përgjegjen si më the?
-As ty, lum miku, nuk të pash sak asnji bir, prej ku t’kan dal mendt – i thot At’ Fishta.