23.07.2020 - 11:49
Në 24 orët e fundit në pikën doganore Shqipëri-Greqi në Gjirokastër kanë kaluar 2676 shtetas në hyrje–dalje. 1296 prej tyre kanë qenë në hyrje, ndërsa kanë dalë jashtë vendit 1380 persona.
Situata në pikën doganore vijon e qetë, ndërsa të gjithë shtetasit që kalojnë kufirin duhet të plotësojnë 48 orë me parë formualrin Pfl. Ky formular u bë edhe shkak që dje për disa orë pika doganore të mos funksiononte.
Kjo pasi pala greke nuk lejon kalimin e asnjë qytetari pa plotësuar këtë formular, pasi ka të bëjë me koronavirusin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serbët për kufirin me Shqipërinë
‘Heqja e kufirit sjell aneksimin e Kosovës’
Konspiracion grek për të dyndur emigrantët këtu?