Ashtu sikurse pritej, te Ferrari kanë nisur manovrat e mëdha për ta rikthyer këtë makinë fituese në Formula 1. Dështimi i këtij fillim-sezoni, aq sa në garën e fundit në Hungari makinat “kokëkuqe” u klasikuan një xhiro pas Hamilton, ka sjellë edhe ndryshimet e para në skuadër.
Është krijuar një sektori i ri, ai i zhvillimit dhe paraqitjes, që do të drejtohet nga Enrico Cardinale, që ishte shefi i aerodinamikës dhe i projektit. Një spostim ky brenda skuadrës për Cardinale, që do të mbulojë një rol të ri, ashtu sikurse edhe David Sanchez, që gjithashtu pëson një lëvizje paralele.
Enrico Gualtieri do të qëndrojë në krye të sektorit të “power unit”, ndërsa Simone Resta do të mbulojë sërish sektorin e inxhinierisë dhe telajos. Së fundi, Laurent Mekies do të jetë drejtori sportiv dhe përgjegjësi i aktivitetit në pistë.
“Secili do të marrë përsipër përgjegjësitë e tij. Puna do të delegohet dhe kështu do të arrihen rezultatet e dëshiruara. Këto ndryshime ishin të nevojshme për t’i dhënë një ritëm tjetër zhvillimit të makinës” – u shpreh numri një i Ferrarit, Mattia Binotto.
Kthesa e Ferrarit pritet që këtë fundjavë në garën e Silverstone në Angli. Nuk bëhet fjalë për të konkurruar me Mercedes, por të paktën me Red Bull dhe Racing Point, që në dy garat e fundit ishin më mirë se Ferrari.