MENU
klinika

Formula 1

Mercedes pa rivalë, a do të duelojë Bottas me Hamilton?

22.07.2020 - 12:25

Sezoni 2020 në Formula 1 duket se do të jetë i gjithi në shenjën e Mercedes. Në 3 garat e para sezonale triumfuan pilotët e Mercedes, një herë Valtteri Bottas e dy herë Lewis Hamilton. Ky i fundit është projektuar drejt titullit të 7-të kampion bote për pilotë dhe i vetmi që mund ta ndalë është shoku i tij i skudrës.

Hamilton është pranë barazimit të rekordit të legjendës Michael Schumacher, që fitoi dy herë me Renault dhe 5 herë me Ferrarin. Asnjë nga makinat e tjera nuk është në gjendje të ndalë makinën gjermane.

Ferrari është vite dritë larg dhe rivali më i fortë duket Red Bull, e më pas vijnë McLaren e Racing Point. Çka tregon se titulli kampion për konstruktorë është i hipotekuar që tani në favor të Mercedes, që po dominon prej vitesh në Formula 1.

“Kënaqësi kur sheh se makinat tona fitojnë çdo garë dhe i kemi të dy pilotët thuajse gjithnjë në podium. Rezultate të mira për skuadrën tonë. U larguam nga Hungaria me 3 fitore në 3 gara, makina është e shpejtë, por e dimë që duhet të punojmë për të ruajtur këtë ritëm” – tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

Të apasionuarit e automobilizmit shpresojnë që Bottas të duelojë me Hamilton për titullin kampion për pilotë. Vetëm kështu do të bëhej interesante ky sezon, që si shumë evente sportive po zhvillohet pa tifozë. Tani radha është e dy garave në Silverstone të Anglisë, më 26 korrik dhe 2 gusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Piloti pranon dominimin e Mercedes

Vettel thumbon Ferrarin: Ky është realiteti ynë!