MENU
klinika

Piloti pranon dominimin e Mercedes

Vettel thumbon Ferrarin: Ky është realiteti ynë!

20.07.2020 - 17:30

Podiumi me vendin e dytë në garën e parë në Austri duket se ka qenë thjesht rastësi për Ferrarin, më saktë për Charles Leclerc. Në garën e dytë u akuzua pikërisht Leclerc se gaboi rëndë, teksa përplasi shokun e skuadrës.

Por gara e tretë zbuloi tërësisht problemet e Ferrarit, me makinat që u nisën në linjën e tretë dhe nuk mund të mbajnë as ritmin e Racing Point dhe Red Bull e jo më të Mercedes, që në garën e fundit e la një xhiro mbrapa Ferrarin.

Me pak fjalë, vijon momenti aspak i mirë i Ferrarit, që në garën e fundit në Hungari ishte shumë i avashtë në pistë. Aq sa Vettel e Leclerc u parakaluan një xhiro nga fituesi i garës Lewis Hamilton me Mercedes.

“Nuk jam i habitur nga dominimi i Mercedes. E dinim që Mercedes është më i shpejtë se ne që para se të niste gara. Madje e parashikuam edhe faktin se do ta na linte një xhiro pas, duke na parakaluar”, – tha Vettel.

Sipas pilotit gjerman, Ferrari është në ritme të avashta. “Pavarësisht garës së parë, që ishte pak anormale, mendoj se në fakt, ky është realiteti ynë. Nuk jemi në gjendje të duelojmë për toren këtë sezon”, shtoi Vettel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN