MENU
klinika

Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij

Kim në Lagunën e Kune-Vain: SHBA 1.8 milionë $ për turizmin

24.07.2020 - 10:28

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ftuar në ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka qenë në Lagunën e Kune-Vain të Lezhës.

Kim theksoi se ky vit është i veçantë dhe ndryshe për turizmin por kujton se SHBA ka ndihmuar me 1.8 milionë dollarë për turizmin.

Ajo bëri apel që mbrojtja e mjedisit të Shqipërisë fillon me pastrimin e tij, pasi mbledhja e mbeturinave individuale është përgjegjshmëri, por mbledhja e mbeturinave të tjetrit është zgjuarsi dhe zgjidhje e problemit.

”Ju falenderoj që më keni ftuar. Është kënaqësi. Dëgjova prej ministrit që jeni vullnetarët që prisni turistët në Shqipëri dhe ofroni përshëndetjet tuaja.

Ky është vit i veçantë prej pandemisë jam e kënaqur si keni bërë përshtatjen në bazë të situatës. Keni gjetur një tjetër rrugë për të vijuar projektin. Kam qenë këtu për 6 muaj dhe kam patur mundësinë të vizitoj shumë zona të bukura. Kam qenë në Berat, Vlorë, Sarandë, pak në Krujë. Por jam e lumtur të jem këtu dhe e kënaqur që të dëshmoj bukurinë natyrorë të Shqipërisë. Nuk është bukuri vetëm për SHqipërinë po gjithë botën, dhe mezi pres të behet një thesar.

Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Jam e kënaqur që nuk jemi përgjegjës vetëm për mbeturinat por edhe për pastrimin e mbeturinave të të tjerëve. Kur mbledh mbeturinat që krijoj është përgjegjshmëri. Por nëse mbledh mbeturinat e të tjerëve pasi dua zgjidhje të problemit është akt inteligjence, zgjuarsi por edhe zgjidhje të tij. SHBA kanë dhënë ndihma rreth 1.8 milionë dollarë që kanë ndihmuar industrinë e turizmit, veçanërisht për mjedisin. SHBA janë me ju. Pres me kënaqësi të përveshim mëngët me ju që jeni këtu, që jepni zgjidhje dhe duan të pastrojnë Shqipërinë.”- tha Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Qeveria financon 50 % të vlerës, por ka kritere"

Fermerët e Kukësit kërkojnë traktorë e autokombanja!

Anija ‘Libra’ ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Arrijnë refugjatët e parë nga Italia në Shqipëri

“E qëllova me thikën e tij pasi më plagosi”

Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit