Të dielën e kaluar pësoi një aksident dramatik, të martën u operua, ndërsa sot tentoi të bënte mrekullinë në testet e paradites, por nuk ia doli. Marc Marquez i dorëzohet dhimbjes në krahun e tij të djathtë, por tetë herë kampioni i botës nuk ka asgjë për të qortuar veten:
“Unë u përpoqa, kur ke passion, duhet ta provosh. Pas operacionit kam qenë realist dhe jam munduar ta kuptoj gjendjen. Ndihesha mirë, por kur u ktheva në bokse kuptova që nuk kisha forcë krahu, sikur të kishte vdekur. Këtu kuptova se do të bëhej e rrezikshme. Sot mund të shkoj në shtëpi për të fjetur në paqe, sepse e provova.
Unë gjithmonë e shoh gotën gjysmë të mbushur. Doja të shoh se si po ecte krahu. Unë i thashë Honda që erdha këtu pa e ditur se cila ishte gjendja e krahut. U përpoqa, tani do të punoj për të arritur në Brno në mënyrën më të mirë.”