MENU
klinika

Moto GP

Marquez aksidentohet keq, fiton Quartararo

19.07.2020 - 13:46

Nuk ka nisur mirë sezoni i Moto GP për kampionin në fuqi Marc Marquez, që në xhiron e 22-të, 3 nga fundi, ka pësuar një aksident dramatik, ku pati ankth, pasi piloti spanjoll kishte dhimbje.

Garën e fitoi ai që u nis i pari, Fabio Quartararo me Petronas Yamaha. Në vendin e dytë u rendit Maverick Vinales me Monster Yamaha. Ndërsa në të tretin Dovizioso e më pas direkt pas tij Miller.

Valentino Rossi ka zhgënjyer, pasi u tërhoq në xhiron e 19-të. Një start sezoni i keq për 9 herë kampionin e motociklizmit. Kjo garë u zhvillua në Jerez të Spanjës.