MENU
klinika

Moto GP, Pole Position

Quartararo befason përsëri në Jerez të Spanjës

25.07.2020 - 14:26

Pasi fitoi garën e parë, Fabio Quartaro ka suprizuar sërish në Jerez, ku nesër do të zhvillohet gara e dytë sezonale e Moto GP. Francezi me Yamahën e tij dha kohën më të shpejtë dhe nesër do të niset i pari. Në vijën e parë do të jetë edhe Maveick Vinales dhe Francesco Bagnaia, përkatësisht i dyti dhe i treti.

Në vijën e dytë është Valentino Rossi, që u rendit i katërti dhe nesër do tentojë të surprizojë pilotët para tij. Vija e dytë plotësohet nga Miguel Oliveira dhe Franco Morbidelli.

Marc Marquez ka zbritur në pistë, por ai nuk ka rrezikuar për të regjistruar kohë të shpejta dhe nuk do të niset as nga vendi i fundit. Kampioni i botës në fuqi synonte të paktën zonën e pikëve, në një renditje sa më të mirë, meqë edhe në garën e parë nuk mori asnjë pikë, por hoqi dore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN