MENU
klinika

Mungon Marquez

Surprizë në provat e lira të Moto GP

24.07.2020 - 15:40

Nuk kanë të ndalur surprizat në Moto GP e këtij viti. Takaaki Nakagami është piloti më i shpejtë në testet e lira në Jerez. Japonezi ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm mbi Hondën e tij, duke e përshkruar pistën e Jerez në kohën 1:37:715.

Vetëm vendi i 6 për fituesin e garës së parë, Fabio Quantararo. Maverick Vinales me Yamahan zyrtare i mbylli provat në të pestin, ndërsa shoku i tij i skuadrës, legjenda Valentino Rossi humbi shumë nga testet e paradites, ku nga vendi i dytë u pozicionua i 8-i.

Ndërkohë, ashtu siç pritej, Marc Marquez nuk zbriti në pistë. Operacioni në krahun e tij të djathtë e ka penalizuar të marrë pjesë në këto prova të lira.

Por, a do të jetë ai në provat zyrtare, apo do e nis nga vendi i fundit Çmimin e dytë të madh të Moto GP? Shpresat janë të mëdha dhe një njeri i çmendur si ai, mund të hip mbi motorrin e tij Honda edhe i dëmtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN