MENU
klinika

Koni: Koronavirusi s’është vrasës për personat...

“Vaksina nuk do ta zhdukë koronavirusin, do të ketë valë tjetër!”

25.07.2020 - 18:03

Mjeku urolog, Artan Koni, në News24, se koronavirusi nuk do të zhduket as me vaksinë, por do të qëndrojë si gripi.

Sipas tij, patjetër që do të ketë një valë të tjerë të COVID-19, duke shtuar se virusi tashmë e ka ulur virulencën, ndaj dhe nuk ka shqetësim të madh.

Sa i takon infektimeve të shumta në QSUT, mjeku Koni tha se kjo është e papranueshme, pasi ky është spitali më i madh në vend dhe që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë.

Si e keni parë zinxhirin e infektimit te mjekët?

Te struktura që punoj unë nuk kam parë shpërthim të virusit te punonjësit. Këtë e shohim te strukturat shtetërore dhe te strukturat ku duhet të ishte mbrojtja maksimale. Pra, kur thonim që te hapja duhet të ketë kujdes, pasi urbanet, grumbullimet, do ishin vatra infeksioni, na doli që vatra më e madhe e infeksionit të ishte QSUT, vendi ku duhet të ishim 100% të sigurt.

Mund të ishte një spital tjetër, por jo QSUT, që mbahet si më i madhi në vend që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë. Nëse nuk e kemi vëmendjen maskimale te QSUT, ku do e kemi, te Parku i Liqenit? QSUT çedoi në këtë pikë për disa arsye: retorika e përgjithshme e qeverisë është që pas hapjes së karantinës, fajin e ka populli se nuk është aq i kujdeshëm sa duhet. Po në QSUT kush e pati fajin, mjekët? Nuk e kishin fajin as mjekët, as sanitarët, por mungesa e mjeteve.

Sa shqetësuese është situata në Shqipëri, sa riskohemi? Sa të vërteta ka te kjo pjesa e valëve të tjera të koronavirusit?

Duke u shtuar publikimet shkencore, vihet në një informacion më stabël. Koronavirusi është një virus si gripi, që doli për herë të parë më 2019 dhe do të qëndrojë këtu. Si gripi, edhe ai do të qëndrojë këtu, edhe me vaksinë do ta kemi. Vaksina nuk do ta zhdukë, por ajo do na ndihmojë mos të kemi më këtë pandemi. Patjetër që do të kemi një valë të dytë, por përderisa virulenca e tij po bie, nuk shoh shqetësim të madh.

Po vdesin mosha të reja, do të thotë se situata është më shqetësuese…
Në shkurt dhe në mars ishim më keq, nuk bënim tampone, nuk e dinim. Rastet që shohim tani të shtuara do të thotë se kanë qenë shumë mangut më parë, në kohën e pikut. Edhe në Itali ka shumë të rinj të prekur.

Koni ka thënë se virulenca e COVID-19 ka rënë.

Koni i referohet pandemisë në gjithë botën duke thënë se ka rënë fuqishmëria e COVID-19. Ai shton se kjo nuk lidhet me shtimin e rasteve me koronavirus, por thotë se rastet sot kalojnë më lehtë se në periudhën shkurt- mars.

”Por kjo nuk është edhe shumë e rëndësishme pasi koronavirusi nuk është më aq i fuqishëm dhe virulent. Rastet kalojnë më lehtë se në shkurt- mars. Vetë virusi në mbarë botën ka zvogëluar këtë, por shtimi i rasteve është krejt gjë tjetër. Italia që ka 20- 30 fishin e popullsisë është krejt situatë tjetër.”- tha Koni.

Mjeku Koni, shtoi se koronavirusi nuk është vrasës për personat pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Koni tha se koronavirusi ka rrezikshmëri më të madhe se gripi dhe lë pasoja më të mëdha për shkak se njerëzit nga gripi kanë imunitet.

”Jo nuk është. Për ata që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese nuk është. është fiks si gripi. Edhe nga gripi vdesin njerëzit. Ka të paktën 10- herë më shumë vdekshmëri se gripi. Edhe nëse s’të vret ka 20- herë më shumë rrezikshmëri se gripi. Ka pasoja në mushkëri apo në tru. Nuk kurohet fiks si gripi. Pra nga koronavirusi kemi pasoja. Pra nuk është njësoj si gripi. Një pjesë e jona nuk sëmurem çdo vit me grip, njëherë në 4-5 vite. Ky është më i rrezikshëm se s’kemi pasur asnjëherë këtë.”– tha Koni.

Koni konfirmoi se nuk ka kryer testim pasi kur ka tentuar nuk i ka lejuar Ministria e Shëndetësisë për faktin se nuk lejoheshin nga institucionet të tjera përveç ISHP-së. Madje ai shton se edhe nëse telefonin 127-n nëse nuk je në gjendje të rëndë nuk të bëjnë tampon.

”Nuk kam bërë testim. Kam pasur dëshirë ta bëj serologjikun por MSH na solli prokurorinë dhe nuk lejohet të bëhen tampone jashtë ISHP. Nuk na la mundësi të bëjmë tamponin edhe për kuriozitet. Nëse i bie tani 127 nuk më bëjnë tampon, edhe po ke simptoma hajd se nuk je rëndë. Në çastin që nuk ke kaluar COVID apo s’ke dyshime atëhere s’ke pse bën. Nuk dihet pjesa që mbulon analiza serologjike, deri tani themi që 3 muaj më pas testi zbehet.”– shtoi ai.

Sa i përket përdorimit të maskës, Artan Koni thekson se shqiptarët janë mirë në këtë drejtim, madje janë edhe më mirë se gjermanët teksa e kanë marrë seriozisht luftën ndaj COVID-19 edhe më shumë se vetë gjermanët e italianët.

”Besoj se është mënyra e duhur për ta parandaluar, maska. Nuk është mbrojtje 100 përqind. Besoj se shqiptarët e mbajnë maskën në ambiente të mbyllura, në të hapura nuk ka nevojë. Aty ku mund të respektohet disanca 2-3 metra s’ka kuptim të mbash maskë. I shoh njerëzit në rrugë më mirë se gjermanët. Sot që flasim në Gjermani nuk i mbajnë maskat, gjermanët i janë kthyer jetës normale. Shqiptarët duke ditur që s’kanë tampona dhe spitale e kanë marrë më seriozisht se italianët e gjermanët.”– theksoi mjeku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”

Ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve

Parashikimi i Piperos: Kjo javë do jetë piku i epidemisë

Përgjigjet mjeku Pëllumb Pipero

A përhapet koronavirusi nga buka dhe ushqimet?