Mund të jetë një strategji për t’u larguar, fjalët po shtohen. Lionel Messi mbahet si një njeri që arrin të kontrollojë emocionet e tij, por nuk ka ndodhur kështu këtë sezon. Argjentinasi i ka dalë hapur klubit të tij për zgjedhjet e bëra dhe u ka kërkuar që të bëjnë ndryshime rrënjësore.
Argjentinasi nuk është i lumtur as me teknikun Quique Setien, ashtu siç nuk janë as senatorët e tjerë të skuadrës. Nisur nga një fakt i tillë, kapiteni argjentinas u ka propozuar drejtuesve të klubit emrin e Marcelo Bielsa-s.
“The Sun” shkruan se trajneri i Leedsit pëlqehet shumë nga gjashtë herë fituesi i “Topit të artë”. Bielsa është argjentinas, por e njeh mirë dhe kampionatin spanjoll sepse ka drejtuar më herët Espanyolin dhe Athletic Bilbao.