MENU
klinika

Detajet sipas “A Bola”

Inter “çmendet” për Messin: 50 mln euro në sezon!

25.07.2020 - 17:14

Dy ditë më parë mediet botërore sportive lëshuan “bombën” e merkatos që babai i Messit po blen shtëpi në Milano pasi sulmuesi argjentinas do të transferohet tek Inter. Por dje stafi menaxherial i Messit e mohoi këtë lajm.

Gjithsesi, zërat e transferimit të Messit nuk janë shuar. Mësohet se Inter po përgatitet t’i ofrojë një kontratë marramendëse Leo Messi-t, për ta bindur që të kalojë në Milano. Marrëdhënia e argjentinasit me drejtuesit e klubit katalanas nuk është më e mirë dhe zikaltrit duan të përfitojnë nga pakënaqësitë e Pleshtit.

Kontrata e Leos me Barçën skadon në verën e ardhshme dhe milanezët shpresojnë ta bindin 6 herë fituesin e Topit të Artë me një ofertë të çmendur. Suning, në fakt, beson se operacioni është i mundur.

Sipas “A Bola”-s, Inter do t’i ofrojë Messi-t një kontratë 3-vjeçare me 50 milionë euro në vit. Duket se është vetë babai i Messit që po kërkon ta shtyjë djalin që të transferohet te zikaltrit sezonin e ardhshëm, për t’i dhënë fund ndoshta futbollit të luajtur në moshën 37-vjecare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN