MENU
klinika

Një marrëveshje me vlerë $13 miliard

Noble Energy, blerja e parë në industrinë e naftës pas pandemisë

27.07.2020 - 06:02

Chevron tha se do të blejë Noble Energy në një marrëveshje me vlerë $13 miliard, blerja e parë e madhe në industrinë e naftës qysh nga kriza e koronavirusit mbështolli tregun në muajin Mars.

Noble është një prodhues i pavarur me asete të shumta në zonën e Texas dhe New Mexico ku Chevron po investon shumë në naftën e përpunuar nga minerale sedimentare. Më tepër konsolidim pritet mes kompanive të naftës ndërsa ato janë dukë lundruar në ujëra të pasigurta ku kërkesa për energji ka rënë.

Ndërkohë, çmimet e naftës kanë arritur nivelin e tyre më të lartë që nga muaji Mars, në një ngritje të përgjithshme të tregut si përgjigje ndaj marrëveshjeve stimuluese të BE-së. Nafta e papërpunuar Brent u rrit në $45 për fuçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”