MENU
klinika

"Amendamentet kushtetuese s’pengojnë hapjen e listave 100% e koalicionet"

Gjiknuri tregon formula e kompromisit: Opozita qëndrim bllokues

28.07.2020 - 14:39

Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri deklaroi se opozita jashtëparlamentare nuk ka arritur që të bjerë në një gjuhë konsensusi me PS-në, ndërsa e akuzoi atë për bllokim të këtij procesi.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Gjiknuri theksoi se me amendamentet kushtetuese, nuk pengohet hapja e listave 100%, madje dhe koalicionet parazgjedhore.

Ai ka bërë të qartë dhe formulën e saktë sipas të kompromisit mes palëve, për arritjen e dakordësisë për reformës zgjedhore. Gjiknuri i bëri thirrje opozitës që të sjellë një model nga një vend evropian, që i ngjason sistemit tonë zgjedhor.

“Pas një mbledhje të gjatë, opozita jashtëparlamentare, ndodhet në të njëjtat qëndrime bllokues, me qëndrimin e vetëm, të bllokimit me çdo kusht të implementimit të Kushtetutës. Së pari u konstatua fare qartë se amendimet kushtetuese dhe vet ata nuk japin asnjë argument përtej kushtit të pa negociueshëm, që thonë se; ‘ne duam që koalicionet të jenë në formën që janë’. U konstatua që amendimet kushtetuese nuk pengojnë as hapjen e listave 100% dhe koalicionet parazgjedhore. PD ka qëllimin e taktikës bllokuese dhe zvarritjen e këtij procesi. Opozita parlamentare ka ofruar kompromis edhe sot me qëndrimet e saj. Ata janë në të njëjtin pozicion, opozita jashtë. Ata thonë se shqetësimi jonë nuk është çështja e hapjes së listave, por kanë çështjen e koalicioneve. Iu kemi thënë që të zgjedhin një model ku paraqitet lista e kandidatëve, nga vendet që kanë këtë sistem. Një model është dhënë shembull nga PS, që ka qenë Letonia. Në mos Letonia, Holanda. Të gjejnë një model të një vendi perëndimor në këtë sistem dhe ne jemi të gatshëm që ta formulojmë në atë mënyrë koalicionin. Koalicioni lejohet, të marrin një shembull nga një vend i Be. Kjo është formula e kompromisit. Ne do marrim një model që e njeh këtë.”, tha Gjiknuri.