Fillimi i sezonit 2020 ka qenë i dhimbshëm për Ferrarin, duke zhgënjyer jo pak tifozët e saj. Ato që po vuajnë këtë start jo të mirë janë padyshim drejtuesit më të lartë të kokëkuqes. Madje kryetari i saj, John Elkann, ka ngritur lart flamurin e bardhë, duke u dorëzuar përballë rivalëve.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, numri 1 i Ferrarit është shprehur i bindur se asnjëri nga pilotët e këtij sezoni, as Sebastian Vettel dhe as Carles Leclerc nuk do të arrijnë të fitojë asnjë garë të vetme.
Ndryshimi i rregullave në vitin 2022 shihet si “gomerdare shpëtimi” për fatet e Ferrarit. Elkann parashikon se vetëm me hyrjen në fuqi të rregullave të reja, Ferrari do të rikthehet te suksesi.
Paraqitja e dobët në dy garat e para, me Ferrarin që ka grumbulluar vetëm 27 kundrejt 121 të Mercedes, kryesuesit e garës për konstruktor kanë lëkundur jo pak pozitat e drejtuesve. Megjithatë, Elkann ka mohuar largime nga skuderia italiane, duke konfirmuar drejtorin e ekipit, Mattia Binotto edhe për edicionet e ardhshëm.