MENU
klinika

Përgjigja ndaj Bashës

Xhafa hedh shifrat/ Periudha me nivelin më të lartë kriminaliteti

09.10.2018 - 17:24

Kryetari i Partisë Demokratike, dhe opozita në tërësi herë pas here hedhin akuza kundrejt mazhorancës për lidhjen e saj me krimin dhe përhapjen në e tij në Shqipëri.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për t’ju përgjigjur deklaratave të Bashës.

Xhafaj ka bërë publik qëndrimin e tij në rrjetin social Twitter ku ka publikuar dhe grafikë dhe ka bërë krahasimin lidhur me krimin, midis periudhës kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe tashmë, teksa është Partia Socialiste.

fatmir-xhafa-konica.al
fatmir-xhafa-konica.al

Postimi i plotë i Xhafës:

“Basha, tha sot:

“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite

Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA.

grafik-konica.al
grafik-konica.al
grafik-konica.al
grafik-konica.al

Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni.

Imazhe sa për 1000 fjalë!”