MENU
klinika

Detajet nga vrasja në Elbasan

Tre persona sherr mes tyre, 40-vjeçari vdiq në spital

30.07.2020 - 08:13

Policia e Elbasanit ka dale me informacionin e pare zyrtar per ngjarjen e rende qe ndodhi ne oret e para te mengjesit te sotem ne kete qytet. Pas nje sherri, mbeti i vrare, dyshohet me goditje shishesh dhe sendesh te tjera te forta shtetasi Florian Lamçja, rreth 40-vjec.

Sipas policise, “në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan”.

Shtetasi Florian Lamcja si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI

Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.