MENU
klinika

Nga The Guardian

Shumë e madhe për Evropën, shumë e vogël për botën!

31.07.2020 - 15:42

Një ditë, pashë një ëndërr. Ëndërroja që isha ulur në një plazh në verën e vitit 2030 dhe po shikoja sesi Gjermania kishte shpëtuar Evropën.

Kancelarja gjermane kishte ndërmjetësuar një paketë rimëkëmbjeje evropiane pas krizës Covid-19 të vitit 2020, me grante dhe hua të mëdha për të ndihmuar ekonomitë e goditura nga Evropa Jugore, duke u mbështetur në huazime të përbashkëta evropiane.

Kishte mbajtur marrëdhënie konstruktive midis BE-së dhe Britanisë pas Brexit-it, i ndihmoi qytetarët e Polonisë dhe Hungarisë të mbronin demokracinë liberale, e kishte bindur Vladimir Putinin të agazhohej në një politikë të përbashkët energjetike evropiane, kishte formuar një strategji të përbashkët për Kinën dhe marrëveshja e re e gjelbër e Evropës, ishte një shembull për gjithë botën.

E gjithë kjo ishte bërë duke punuar si “e para në mes të barabartë” me vendet e tjera evropiane, dhe ishte partnere me SHBA-në dhe demokracitë e tjera në mbarë botën.

Çfarë arritje për Gjermaninë dhe Evropën në fillim të viteve 2030. Çfarë kontrasti me fillimin e viteve 1930.

Ëndrra ime u nxit nga buxheti shtatëvjeçar i BE dhe marrëveshja e rimëkëmbjes e ndërmjetësuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe udhëheqësit e BE, në një samit maratonë në fillim të këtij muaji.

Dera për këtë përparim u hap nga një ndryshim i madh në e Gjermanisë, duke pranuar nevojën për solidaritet fiskal.

Por ka edhe zhvillime afatgjata që mbështesin ëndrrën time shpresëdhënëse. Berlini tani ka një masë kritike të politikanëve, zyrtarëve, gazetarëve, qendrave të mendimit, fondacioneve që po mendojnë shumë për atë që duhet të jetë strategjia e Evropës. Në anketën e fundit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme në mbarë BE, 97% e të pyeturve thanë se Gjermania është vendi më me ndikim në BE.

Në Evropë, Gjermania është kombi i domosdoshëm.

Sidoqoftë, , shoh dy vështirësi kryesore. Që nga bashkimi i parë i Gjermanisë, një shekull e gjysmë më parë, vendi është përballur me problemin e asaj që Kurt-Georg Kiesinger, një kancelar federal në vitet 1960, e quajti “madhësinë e saj kritike”.

Ish-sekretari i SHBA Henry Kissinger, tha: “shumë i madh për Evropën, shumë i vogël për botën”.

Formulimi i Kissinger është i shkëlqyer, por jo i duhuri. Gjermania është shumë e madhe për të qenë thjesht një vend tjetër evropian, por nuk është aq e madhe sa të jetë hegjemon edhe në Evropë, e lëre më në botë.

Pra, strategjia gjermane, nuk mund të realizohet pa një grup partnerësh ndërkombëtarë.

Sfidat gjigande të ndryshimit të klimës dhe superfuqia autoritare Kina mund tëpërballohet pa Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden dhe angazhimin e fuqive si Australia, Japonia dhe India.

Problemet e veta të Evropës nuk mund të zgjidhen pa përfshirjen aktive jo vetëm të Francës dhe Spanjës, por edhe të Italisë, Polonisë, Hollandës dhe të tjerëve.

Për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Evropa gjithashtu ka nevojë për ndikimin e Britanisë, kjo është arsyeja e madhe strategjike pse Merkel të përpiqet të ndërmjetësojë marrëveshjen Brexit që besoj se akoma mund të arrihet këtë vjeshtë.

Gjermania nuk mund thjesht të krijojë partnerët e nevojshëm ndërkombëtarë, por kjo është diçka që është në duart e veta.

Siç ka argumentuar një ish ambasador i shquar gjerman në Kinë, Volker Stanzel, politika e jashtme nuk mund t’i lihet më elitave. Kjo është më e vërteta sepse, për shkak të “madhësisë kritike” të vendit dhe hijet e së kaluarës së saj, roli ndërkombëtar që duhet të kuptojë dhe mbështesë publiku gjerman është historikisht i pazakontë, i vështirë, i balancuar.

Gjermania nuk mund të jetë kurrë një hegjemon, por thjesht mesfushori i qëndrueshëm, i shkathët i futbollit që mban të gjithë ekipin së bashku, dhe as nuk merr duartrokitje për gola.

Megjithatë, ndonjëherë mesfushorët janë heronjtë e vërtetë të ekipit.

 Timothy Garton Ash është një kolumnist I The Guardian

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al